Telegrafi

Edhe Australia reagoi pas vendimit të Francës: E kuptojmë zhgënjimin, por i vlerësojmë marrëdhëniet tona

Jean-Pierre Thebault - ambasadori francez në Australi

Australia ka shprehur keqardhje për vendimin e Francës, e cila ka thirrur ambasadorin e saj në këtë vend për konsulltime në Paris.

Australia do të vazhdojë të angazhohet për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis dyja vendeve.

Lexo po ashtu SHBA-ja reagoi ndaj vendimit të Francës për të tërhequr ambasadorët

Një prej zëdhënësve të ministres së jashtme të Australisë, Marise Payne, tha se “Australia e kupton zhgënjimin e thellë të Francës me vendimin tonë, i cili u mor në përputhje me interesat tona të qarta dhe të komunikuara të sigurisë kombëtare”.

Jean-Yves Le Drian

“Australia e vlerëson marrëdhënien e saj me Francën, e cila është një partner i rëndësishëm dhe një kontribuues jetik për stabilitetin, veçanërisht në Indo-Paqësorin. Kjo nuk do të ndryshojë”, tha Payne.

Lexo po ashtu Franca thotë se do të tërheqë ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe Australia, pas marrëveshjes Aukus

Franca njoftoi më parë se vendosi të tërhiqte ambasadorët për konsultime nga SHBA dhe Australia.

Kjo e fundit arriti një marrëveshje me SHBA dhe Britaninë e Madhe për dërgimin e nëndetëseve të reja bërthamore.

Ajo përfundoi marrëveshjen për blerjen e nëndetëseve franceze me vlerë 40 miliardë dollarëve gjersa Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha se një lëvizje e tillë e presidentit, Emanuel Macron pasoi për shkak të seriozitetit të situatës. /Telegrafi/