Telegrafi

Edhe Atletico shfaq interesim për Trippierin

Kieran Trippier (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Atletico Madridi ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Tottenhamit, Kieran Trippier.

28-vjeçari ka hasur në disa vështirësi te Spurs dhe klubi është duke konsideruar mundësitë për ta shitur në rast se vjen ndonjë ofertë e mirë.

DailyMail thotë se Atletico është e gatshme të paguaj 18 milionë euro për lojtarin të cilit i skadon kontrata në vitin 2022.

Lexo po ashtu Atletico shfaq interesim për Insignen, por ka edhe dy alternativa

Klubi spanjoll e shikon lojtarin si shumë të nevojshëm  pasi ditë më parë u pajtuan me Bayern Munichun për Lucas Hernandez, ndërsa Diego Godin, Filipe Luis dhe Juanfran janë në fund të kontratës.

Gjithashtu për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Trippier. /Telegrafi/