Atletico Madridi ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Tottenhamit, Kieran Trippier.
28-vjeçari ka hasur në disa vështirësi te Spurs dhe klubi është duke konsideruar mundësitë për ta shitur në rast se vjen ndonjë ofertë e mirë.
DailyMail thotë se Atletico është e gatshme të paguaj 18 milionë euro për lojtarin të cilit i skadon kontrata në vitin 2022.
Klubi spanjoll e shikon lojtarin si shumë të nevojshëm pasi ditë më parë u pajtuan me Bayern Munichun për Lucas Hernandez, ndërsa Diego Godin, Filipe Luis dhe Juanfran janë në fund të kontratës.
Gjithashtu për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Trippier. /Telegrafi/