Azerbajxhani ka fituar disa vende në Nagorni-Karabaka në një konflikt me forcat armene.
Azerët kanë arritur të zhvendosin fushën e betejës më thellë në rajonin e konfliktit, tha Arajik Harutjunjan, udhëheqësi rajonal i Nagorni-Karabakut.
Ushtria armene ka konfirmuar se Azerbajxhanasit kanë arritur të depërtojnë në zona të reja, e cila është hera e parë që Jerevani njeh përparimin ushtarak të armiqve të tij.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev njoftoi përmes llogarisë personale në Twitter se tetë fshatra ishin pushtuar.
Baku njoftoi se ushtria azerbajxhanase fitoi gjithsej 45 vende në rajon, gjë që ushtria armene e mohoi fillimisht. /Telegrafi/