Telegrafi

Edhe Arian Çani nis me “përgjimet” e telefonave (Foto)

Moderatori i njohur, drejtuesi i Zonë e Lirë, Arjan Çani ka vendosur që emisionin e sotëm ta hapë më ndryshe, në fakt ti përshtatet aktualitetit politik.

Me një tablet përpara dhe një tabelë ku shkruhej “IMSI Catcher”, emri i pajisjes përgjuese që është në Shqipëri prej disa javësh, ka nisur edhe “përgjimet”.

I pari dukej se ishte telefoni i Ben Blushit me mesazhin e dërguar nga Elvis Roshi.

Sigurisht gjithçka ishte një lojë dhe ironi për qeverinë e cila prej ditësh mohon se janë bërë përgjime, ndërsa prokuroria ka nisur një hetim për këtë çështje. /Telegrafi/