Telegrafi

Edhe Arian Çani e ka ndryshuar emrin!

Ndryshimi emrave mesa duket paska qenë një trend nën rrogoz.

Kjo pasi si për çudi, në dritë po dalin shumë raste, të panjohura më parë, se si njerëz, sot disa prej tyre edhe publike, por dje njerëz fare të thjeshtë, kanë ndryshuar emrat, madhe disa syresh edhe më shumë se një herë.

Kësaj tendence, nuk i paska shpëtuar as moderatori i Zonë e Lirë, që sikurse deklaroi edhe vetë, dikur është quajtur Mazllëm. Mazllëm Çani!

Kuptohet që kjo ishte ironi me valën e shkaktuar nga formularët e dekriminalizimit, ku shumë politikanë kishin ndërruar emrat, transmeton ikub.

Gjithsesi, edhe Mazllëm Çani nuk do ishte keq për gazetarin e “Zonë e lirë”, mire i ka shkuar mendja.