Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 6 prill të vitit të kaluar sipas të cilit i akuzuari T.G. është liruar nga akuza për veprat penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës në bashkëkryerje dhe në tentativë” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”.
Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, është vërtetuar gjendja faktike dhe nuk është shkelur ligji penal.
Aktivisti i VV-së, Trim Gashi ishte akuzuar për sulm ndaj kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.