Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka mbështetur deklaratën e ambasadorit zviceran Jean Humbert Lebet, i cili adresoi kritika ndaj institucioneve të Kosovës, duke thënë se është gabim të jepen para për veteranë të rrejshëm të luftës e të mos investohet për projekte me rendësi për vendin.
Përmes një postimi në Twitter, Heldt ka thënë se kolegu i tij zviceran ka shprehur atë që “shumë prej nesh e mendojnë”.
“Kolegu zviceran tha atë që shumë prej nesh mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi të angazhuar për të ndihmuar. Gjermania dhe Zvicra përkrahin me 10 milionë euro Kosovën për ujë dhe trajtim të ujërave të zeza që nga viti 1999, jemi krenarë për atë që bashkëpunimi ynë me #Kosovën ka arritur për njerëzit! Por atëherë edhe pyetjet janë legjitime për shpenzimet e qeverisë. Jo mbi parimin e pensioneve, por për mënyrën se si ato menaxhohen. Për shkak se ne duhet t’ua shpjegojmë taksa paguesve se përse po e bëjmë atë që po e bëjmë për të mirën e njerëzve në Kosovë”, ka shkruar Lebet.
Kujtojmë se mbështetje deklaratave të ambasadorit zviceran i ka dhënë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell. /Telegrafi/
?? colleague voiced what many think. We as international community are engaged to help. ?? and ??supported with 10s of Mio€ water and waste water treatment all over the country since 1999, we’re proud of what our cooperation with #Kosovo achieved for people! But…
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) March 29, 2019
… Then questions are also legitimate on gov spending. Not on the principle of pensions, but on the way they are handled. Because we have to explain to our taxpayers why we are doing what we are doing for the benefit of people in #Kosovo
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) March 29, 2019