Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Abbott përmes një postimi në Facebook, ka uruar që festa e Kurban Bajramit të sjellë shëndet e paqe, transmeton Telegrafi.
“Ju uroj të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe më gjerë në botë, gëzuar Kurban Bajramin (Eid al-Adha). Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja”, ka thënë ai.
Ndryshe, besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit. /Telegrafi/