Pas ambasadës së Gjermanisë dhe të Francës, edhe ajo e Britanisë së Madhe e ka uruar Kosovën për fitoren ndaj Malit të Zi.
Ambasadori britanik, Nicjolas Abbott e ka uruar Përfaqësuesen tonë për fitoren ndaj malazezëve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
“Mbrëmë ishte hera e parë që kam shikuar Kosovën duke luajtur në stadium. Me të vërtetë më pëlqeu atmosfera dhe rezultati i lojës. Ishte e shkëlqyeshme të shihje tifozët duke përkrahur ekipin e tyre me aq emocion. I uroj ekipit të Kosovës suksese në rrugëtimin e tyre për kualifikim në Kampionatin Evropian”, ka shkruar ambasadori në llogarinë e tij në Facebook.
Golat në këtë takim për Dardanët i shënuan Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi qysh në pjesën e parë, derisa kishim shanse që të shënonim edhe më shumë gola.
Kosova është shumë afër kualifikimit në Kampionatin Evropian, por do t’i zhvillojmë edhe dy ndeshja si me Republikën Çeke dhe pikërisht ndaj Anglisë.
Përfaqësueses tonë do t’i duhet fitoja ndaj çekëve dhe një barazim me Tre Luanët për ta realizuar kualifikimin historik në Euro 2020. /Telegrafi/