Telegrafi

Edhe ambasada amerikane dënon përdhosjen e varrezave

Në kumtesë thuhet se aktet e tilla janë anatemë e vlerave të një shteti demokratik dhe shumetnik.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të flasin hapur kundër këtyre akteve të mjerueshme dhe të bashkohen rreth idealeve të respektit të ndërsjellë dhe tolerancës që janë të mbrojtura nga Kushtetuta e Kosovës. Mirëpresim faktin që Qeveria e Kosovës e ka dënuar këtë vandalizëm si dhe reagimin e parë të Policisë së Kosovës ndaj incidentit. Ambasada e SHBA-ve do të vazhdojë të përcjellë hetimin e Policisë së Kosovës nga afër duke pritur që kryesit e veprës të bihen para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. /Telegrafi/