Ali Ahmeti ka ”mbërritur” edhe në fletën e votimit për President të SHBA-ve. Kështu duket në një fletëvotim që shpërndahet në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mes të dy kandidatëve Donald Trump dhe Hillary Clinton, figuron edhe emri i Ali Ahmetit, kryetarit të BDI-së, i shkruar me stilograf nga ndonjë votues shqiptarë.
Por, kjo mund të ngelet vetëm një dëshirë e ndonjë mbështetësi të BDI-së, se President i SHBA-ve u zgjodh Donald Trump./Telegrafi/