Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti është ftuar të jap dëshminë e tij tek Prokuroria Speciale Publike, mëson Fakte.net, transmeton Telegrafi.
Sipas ftesës së dërguar në adresën e Ali Ahmetit, ai duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale Publike pasnesër në ora 14.
Akoma nuk është bërë e ditur për cilën vepër penale dhe në ç’cilësi Ahmeti do duhet të japë dëshminë e tij.
Sipas burimeve të Fakte.net edhe funksionarë tjerë nga udhëheqësia më e lartë e BDI-së pritet në ditët në vazhdim të pranojnë ftesa nga Prokuroria Speciale Publike në Shkup.
Kohë më parë kjo prokurori filloi me marrjen në pyetje të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së./Telegrafi/