Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj, bashkë me vajzën e saj, Anxhelinën, kanë festuar në mbrëmjen e së mërkurës pranë yjeve të famshëm të Hollywoodit.
Bëhet fjalë për një festë e cila është organizuar befasi për ditëlindjen e grimerit të njohur, Ariel Tejada.
Kjo ndejë ishte organizuar nga Kylie Jenner, gjersa të pranishme në festë ishin edhe këngëtaret nënë e bijë: Albërie e Anxhelina Hadërgjonaj.
Ka qenë vet Albëria ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët nga festa, ku shfaqet në mesin e shumë emrave të njohur.
“Nata e kaluar ishte zjarr. Urime ditëlindjen Ariel. Faleminderit Kylie Jenner që na ftove. Ju dua të gjithëve shumë. E lumtur që ju pash të gjithëve. Çdonjëri këtu e bëri ditën e tij shumë speciale!”, ka shkruar Hadërgjonaj në Instagram.
Kujtojmë që ishte vajza tjetër e Albëries, Agnesa, ajo e cila vite më parë kishte arritur ta sillte Arielin në Shqipëri për një “master-class” gjigant. /Telegrafi/