Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor për tregun ndërkombëtar.
“Precoius” titullohet kënga e saj, e cila është e zhanrit baladë.
Deri më tash, kënga dhe klipi janë pritur tejet mirë nga publiku mbarëbotëror, teksa si projekt ka gjetur mbështetjen te shumë yje botërore.
Kim Kardashian që njihet si një nga personat më me influencë në botë, e promovoi këngën e re të Anxhelinës në InstaStory, duke uruar atë dhe grimerin Ariel për punën e realizuar në këtë klip.
Ndërkohë një gjë të tillë e ka bërë edhe aktorja kanadeze me famë botërore, Shay Mitchell, e cila ndiqet nga afro 30 milionë ndjekës në Instagram.
Shay ka publikuar një pjesë të këngës së re të Anxhelinës, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Anxhelina ti je përtej”.
Klipi i këngës “Precoius” i cili është tejet i veçantë është realizuar në Kosovë nga regjisorja Dina Morina dhe është projekti i parë muzikor i një regjisoreje shqiptare, që shpërndahet nga emrat me nam botëror. /Telegrafi/