Site icon Telegrafi

Edhe aktori Terry Crews tregon se ishte ngacmuar seksualisht nga një drejtor ekzekutiv i Hollywoodit (Foto)

Terry Crews thotë se edhe ai ishte ngacmuar seksualisht nga ekzekutori më i lartë i Hollywoodit (Foto: JB Lacroix / WireImage)

Aktori Terry Crews ka zbuluar storjen shokuese se si ishte sulmuar seksualisht nga një drejtor i një filmi të njohur.

Ai përmes rrjetit social Twitter ka zbuluar se si është prekur nga një drejtor i Hollywoodit perpara syve të gruas së tij në një manifestim vitin e kaluar.

Ai nuk ka pranuar ta zbulojë identitetin e drejtorit, por ka thënë se e ka mbajtur këtë incident fshehur për shkak se ishte i frikësuar nga fuqia e tij brenda Hollywoodit.

49 vjeçari kishte thënë: “Unë dhe gruaja ime ishim në një mbrëmje të organizuar nga Hollywoodi vitin e kaluar dhe një drejtor i madh i Hollywoodit erdhi dhe më preku në pjesët e mia intime”.

Terry Crews tha se drejtori i kërkoi falje, por kurrë nuk shpjegoi pse bëri atë veprim. (Foto: Mike Coppola/Getty Images)

Kur i kam thënë se çfarë je duke bërë? Ai ishte larguar pa bërë zë.

Gruaja e tij e kishte parë të gjithë incidentin sepse ishte gjatë gjithë kohës me aktorin.

Ai po ashtu tregoi se drejtori e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar falje, por nuk i kishte thënë kurrë arsyen se përse e kishte bërë.

Pretendimet e Terry kundër një ekzekutivi të paidentifikuar të Hollywwoditt vijnë pasi Harvey Weinstein është akuzuar në llogaritë e shumta të ngacmimeve seksuale. (Foto: EPA / ETIENNE LAURENT/POOL)

Kjo deklaratë e tij vjen pas raportimeve të shumta për ngacmime seksuale të bëra së fundmi në drejtim të kompanisë hollivudiane “Weinstein”.

“Hollywoodi nuk është biznesi i vetëm që po ndodh kështu, dhe për viktimat e kësaj sjelljeje, nuk jemi vetëm. Shpresojmë që unë të vij përpara me historinë time do të pengoj një grabitqar dhe do të inkurajoj dikë që ndihet i pashpresë”, përfundoi Crews.

Lexo po ashtu Affleck dënon ngacmimet sekuale në Hollywoodit, por Hilarie Burton thotë se edhe ai 'kapi' gjinjtë e saj në emision televiziv (Foto/Video)

Edhe aktori i njohur Rob Schneider tregoi se kishte pasur një eksperiencë të tillë të keqe më parë.

Ai e quajti çështjen Harvey Weinstein si “maja e ajsbergut”, duke e quajtur “zvarriten” e agjentëve, si dhe duke hedhur poshtë drejtorët dhe prodhuesit. “Është e shfrenuar si industri,” tha ai.

Rob Schneider gjithashtu ka zbuluar se ai ishte një viktimë e ngacmimeve seksuale nga një drejtor. (Foto: Jason LaVeris / FilmMagic)

“Ishte një drejtor i madh dhe kjo më ndodhi. Unë nuk mendoj se do të ishte një situatë e çuditshme, unë kam qenë në një dhomë me këtë djalë dhe teksa shkonte në një banjë, ai ishte duke kërkuar që unë të zvarritem në tokë drejt tij dhe e kam pasur këtë ndjenjë të neveritshme.

“Ai ishte një derr”, është shprehur në fund aktori, duke treguar se nuk ka paraqitur një raport policor, sepse ishte shumë i lodhur nga ai. /Telegrafi/

Exit mobile version