Site icon Telegrafi

Edhe Akili fiton medalje

Pas Distria Krasniqit, që fitoi medalje të artë, edhe Akil Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23.

Xhudisti kosovar i kategorisë 73 kg në luftë për ketë medalje e mposhti izraelitin, Nikola Gardasevic.

Gjakova i regjistroi tri fitore e një humbje deri te medalja e bronztë.

Kosova u paraqit mjaft  mirë në këtë kampionat.

Exit mobile version