Site icon Telegrafi

Edhe administrata e Maqedonisë me K-15

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin dhe e vërtetoi tekstin e Marrëveshjes kolektive të organeve shtetërore, shërbimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatave, prokurorive publike, enteve ndëshkimore-përmirësuese, njësive të vetëqeverisjes lokale, agjencive, fondeve dhe qendrave për punë sociale dhe organe tjera të krijuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria, sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, e autorizoi ministrin e Shoqërisë Infromatike dhe Administratës ta nënshkruajë Marrëveshjen kolektive të sindikatës të punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të jetë Marrëveshja e parë kolektive për administratën dhe organet gjyqësore pas vitit 1995, me çka administrata merr të drejtën e K-15.

Ndryshe, të drejtën e K-15 deri tani e kanë pasur vetëm punëtorët nga sektori privat ndërsa pagesa minimale e K-15 është rreth 9.700 denarë./Telegrafi/

Exit mobile version