Telegrafi

Edhe Adelina Berisha ndjek trendin e yjeve botërore, bëhet me baluke në klipin e ri

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është në realizim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe nga xhirimet, ku ndër të tjerash ka treguar se si do të duket në klipin e ri.

Ashtu siç tashmë kanë bërë shumë yje botërore, edhe këngëtarja Berisha ka vendosur të ndjekë trendin e flokëve për vitin 2019.

Ajo ka lëshuar gërshetat, duke marrë kështu një pamje tjetër nga ajo e zakonshmja.

Lexo po ashtu Edhe Rita dhe Rihanna ndjekin stilin e ri të flokëve

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Adelina ka pyetur fansat nëse po i pëlqen dukja e saj e re me baluke.

“Shishkat, po apo jo? Vjen së shpejti”, kanë qenë fjalët e këngëtares në mbishkrimin e fotografisë, duke paralajmëruar kështu edhe ardhjen e projektit të saj më të ri muzikor.

Kujtojmë që trendit të balukeve këtë vit i janë nënshtruar edhe këngëtaret me famë botërore si: Rihanna, Rita Ora, Dua Lipa etj. /Telegrafi/