Telegrafi

Edhe Adele bën tatuazh

24-vjeçarja ka bërë tatuazh shkronjën “A”, prapa veshit të djathtë, ndërsa gazetarët thonë se është shkronja e parë e emrit të djalit të saj.

Në tetor të vitit të kaluar, Adele solli në jetë fëmijën e parë me partnerin Simon Konecki.

Ajo akoma vazhdon ta mbajë fshehur emrin e djalit, sepse dëshiron ta mbrojë nga mediat. /Telegrafi/