Por tani duket se nuk është vetëm Microsoft që do të ketë pajisje në këtë platformë, sepse edhe prodhues të tjerë janë duke prezantuar modelet e tyre në sistemin e saj operativ.
Më saktë, është Acer që e ka prezantuar modelin e ri të laptopit kovertibil – Aspire R 14 dhe Aspire Z3-700 all-in-one, pajisje që do të bazohen në sistemin operativ të Microsoft.
Acer Aspire R 14 është model që do të garojë me rivalin e Lenovo-së, linjën e laptopëve YOGA, i cili do të mbështesë asistentin digjital Cortana dhe gjeneratën e 6-të të Intel Core me 8 GB DDR3 RAM, ndër të tjera. (Telegrafi)