Telegrafi

Edhe 800 dit përkrahje për XP

Kompania rikujtoi shfrytëzuesit afarist se koha që nevojitet për planifikimin dhe implementimin e mbindërtimit në SO të ri është në mes një vit e gjysmë dhe dy vite. Për të gjithë ata që ende nuk kanë planifikuar të bëjnë mbindërtimin, ose të cilët kanë problem me këtë gjë, kompania u ofron veglat e veta të cilat do të duhej të ju ndihmojnë gjatë migrimit në Windows 7.

Windows XP ishte paraqitur në vitin 2001, e sipas StatCounterit momentalisht në tregun e SO-ve ka në posedim 36.44%. Windows 7, edhe pse për vetëm dhjetë muaj bëri për vete më shumë shfrytëzues se Vista, në nivelin global vetëm së voni arriti të tejkaloj Windows XP-në, dhe tani ka në posedim 42.65% të posedimit botërorë. /Telegrafi/