Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se të premten janë testuar gjithsej 205 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 62 raste.
Po ashtu të premten janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.307 raste, kurse raste aktive 1.143.
Rastet pozitive janë nga:
Komuna e Prishtinës 32 raste;
Komuna e Prizrenit 4 raste;
Komuna e Rahovecit 4 raste;
Komuna e Gjakovës 3 raste;
Komuna e Gjilanit 3 raste;
Komuna e Kamenicës 2 raste;
Komuna Lipjanit 2 raste;
Komuna e Mamushës 2 raste;
Komuna e Vushtrrisë 2 raste;
Dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.
Sipas institutit nga 08 shkurt deri më 26 qershor 2020, janë testuar gjithsej 22.930 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.494 raste, me gjithsej 44 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Telegrafi.