Telegrafi

Edhe 58 raste të reja me coronavirus dhe një i vdekur në Serbi

Autoritetet shëndetësore serbe kanë njoftuar për gjendjen me pandeminë.

Në Serbi, 58 raste të reja të coronavirusit janë konfirmuar, bazuar në 7,967 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Një person vdiq, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 729, raporton b92.

Gjithashtu është raportuar se 35 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi.

Që nga fillimi i epidemisë në Serbi, 1,009,401 njerëz janë testuar dhe sëmundja është konfirmuar në 32,136 pacientë. /Telegrafi/