Site icon Telegrafi

Edhe 5 milionë euro më shumë në buxhet

Buxhetit të Kosovës do t’i shtohen mbi 5 milionë euro të grumbulluara nga akciza gjatë tetë muajve të këtij viti. Sipas Doganës së Kosovës, gjatë këtij viti janë mbledhur akciza në vlerë prej 187.3 milionë eurosh që, nëse krahasohet me vitin e kaluar, paraqet rritje prej 5.4 milionë eurosh. Nafta dhe duhani janë dy kontribuuesit që kanë ndikuar më së shumti në rritjen e të hyrave nga akciza.

Zyrtari për Informim në Doganën e Kosovës, Adriatik Stavileci, ka deklaruar se kryesisht nafta dhe duhani janë kontribuuesit më të mëdhenj në mbledhjen e akcizës.

“Gjatë këtij viti për import të naftës janë paguar mbi 90 milionë euro, ndërkaq vitin e kaluar ishin 87 milionë, kurse për import të duhanit janë paguar 55 milionë euro, kurse vitin e kaluar ishin 52 milionë euro”, është shprehur Stavileci.  /Telegrafi/

Exit mobile version