Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe 49 raste të reja me coronavirus, kurse 25 persona janë shëruar.
Me shifrat e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka arritur në 1,486.
Rezultati me numrin e të infektuarve vjen pas testimit të 265 mostrave.
Ndërsa numri më i madh me raste pozitive është shënuar në Vushtrri me 22 raste, raporton Telegrafi.
Në njoftimin e IKSHPK thuhet se “Sot më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 265 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 49 raste”.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste (sipas vendbanimit: 17 raste Vushtrri, 2 raste Dumnicë e Poshtme,1 rast Reznik, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Begaj), komuna e Pejës 7 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Pejë dhe 1 rast Nabërgjan), komuna e Prishtinës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prishtinë), komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Gjilan), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Lubizhdë), komuna e Istogut 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Staradaran dhe 1 rast Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit 2 raste Mitrovicë) dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë”.
Më tej thuhet se, në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punonjësve në institucione publike dhe private, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private.
“Sot më 14 qershor 2020, janë shëruar 25 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 953 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.512 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.486 raste, nga të cilët janë 33 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 14 qershor 2020 sipas Worldometers janë raportuar gjithsej 7.919.591 raste të COVID-19 dhe 433.219 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK. /Telegrafi/