Një 44-vjeçar nga Drenica, ka ndërruar jetë si pasojë e coroanvirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu.
Në një postim në Facebook, Deliu ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij, teksa ka vlerësuar lartë figurën dhe dashurinë e të ndjerit.
“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë”, ka shkruar Deliu.
Ndërkaq, edhe më herët një 31-vjeçare shtatzënë ka vdekur si pasojë e COVID-19.
Agreta Gecaj – Gashi, drejtoreshë e bordit të SHSKUK-së, ka thënë që viktima nuk ishte e vaksinuar.
“Para 2 – 3 ditësh, kanë qenë 31 gra shtatzëna të hospitalizuara në Klinikën e Gjinekologjisë. 10 prej tyre me oksigjeno-terapi. Gjatë javës së kaluar dy janë pranuar në mjekimin intensiv. Njëra nga to fatkeqësisht ka ndërruar jetë dje. E lindur më 1991 (31 vjeç) e pavaksinuar. Të gjitha janë të pavaksinuarme dy doza”, tha Gashi.
Të martën në Kosovë janë konfirmuar dhe 26 viktima nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1,383 raste pozitive. /Telegrafi.