Site icon Telegrafi

Edhe 313 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Të dielën, janë shënuar 40 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërkaq numri më i madh i të infektuarve u regjistrua në Prishtinë, me gjithsej 10 raste.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, nga 1 mijë e 234 persona të infektuar, 31 kanë vdekur dhe 890 janë shëruar.

Në bazë të llogaritjes së këtyre të dhënave në Kosovë aktive vazhdojnë të jenë edhe 313 raste me coronavirus.

Lexo po ashtu Edhe 40 raste të reja me COVID-19, e gjashtë të shëruar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka bërë thirrje nga qytetarët që të kenë kujdes, të mbajnë distancë dhe t’iu përmbahen të gjitha masave që janë kërkuar.

Por këto thirrje nuk është se po respektohet, pasi sot Parku Gërmia ishte i stërmbushur me qytetarë, por pothuajse njëjtë ishin edhe vendet turistike në komunat tjera.

Mikrobiologu Lul Raka pas rasteve të reja ka thënë se Kosova mund të gjunjëzohet përballë coronavirusit nëse qytetarët nuk vazhdojnë t’i zbatojnë udhëzimet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Pas shtimit të rasteve ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se  situata mund të eskalojë.

Exit mobile version