Gjykata Penale e Shkupit pranoi propozimin e Prokurorisë që t’i vazhdohet paraburgimi 30 ditor biznismenit të dyshuar, Jordan Kamçev për rastin “Tokat në Vodno”.
Përveç Kamçevit, gjykata i caktoi masën e paraburgimit edhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili ndodhet në azil në Hungari.
Masa të kujdesit, ashtu siç kërkonte Prokuroria, iu caktua Nenad Josifoviqit dhe nënës së Kamçevit të cilët po ashtu hetohen për këtë lëndë gjyqësore.
Aktakuza përfshin 6 të akuzuar të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të larje të parave dhe fshehje të pronës./Telegrafi/