Site icon Telegrafi

Edhe 30 ditë paraburgim për Çavkovin, Mukoskin dhe Vasilevskin

Gjykata e Apelit në Shkup dje ka vendosur t’ua vazhdojë paraburgimin 13 personave, mes të cilëve edhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, deputetëve Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski dhe të dyshuarve tjerë për dhunën në Kuvend më 27 prill.

Kjo është hera e tretë që ju vazhdohet paraburgimi me kohëzgjatje prej 30 ditëve, pasi Gjykata edhe më herët solli vendim të njëjtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e Apelit pritet që më vonë të sjell vendim për operistin Igod Durllovski, aktorin Vllado Jovanovski, ndërsa deputetët Johan Tarçullovski, Ljuben Ardaudov dhe Ljupço Dimovski mbeten në arrest shtëpiak./Telegrafi/

Exit mobile version