Telegrafi

Edhe 25.3 milion euro të reja borxh

Alsat-M bën të ditur se në vend të 11.8 milion eurove të planifikuara, qeveria nga kreditorët vendor mori 25.3 milion euro. Deri në ankandin e ardhshëm, Ministria e Financave, në bazë të borxheve të arritura për pagesë, duhet të kthejë vetëm 5 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas zv. ministrit të financave Kire Naumov, kjo huamarrje që është pesë herë më e madhe se sa borxhi që duhet të kthehet, është dëshmi se buxheti është para kolapsit financiar.

Naumov thotë se përfundimisht me shkurtin janë shpenzuar 23.5% e deficitit të planifikuar për tërë vitin 2016 dhe është krijuar borxh i ri neto prej 70 milion euro./Telegrafi/