Telegrafi

Edhe 22 stacione të operatorëve ilegalë

Kryetari i Bordit të ART-së, Ekrem Hoxha, tha se aksioni për largimin e antenave ilegale të operatorëve ilegalë do të vazhdojë, pa saktësuar ndonjë datë.

“Nga matjet të cilat janë bërë në tërë Kosovën, përveç pjesës veriore kanë dalë e dhe 22 stacione bazë të operatorëve ilegalë që shpërndajnë valë”, tha Hoxha.

Sipas tij, askush nuk është duke e penguar implementimin e aksionit të ART-së për eliminimin e operatorëve ilegalë serbë.

Ndryshe, sipas statistikave humbjet vjetore të buxhetit të shtetit nga operatoret ilegalë llogaritet të jenë 20 milionë euro. /Telegrafi/