Numri i pacientëve të vdekur me shkaku i coronavirusit në Itali është rritur me 459 që nga raportimi i fundit, me gjashtë më pak se një ditë më parë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në të njëjtën periudhë, 19.037 raste të reja u regjistruan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.02 milion.
Në Itali, 152,334 teste të coronavirusit janë kryer që nga periudha e fundit, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spital është ulur me 668 në 23,402.
Kishte 2,584 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv, pesë më pak se një ditë më parë, raporton reuters.
Italia u bë dje vendi i tetë në botë në të cilin numri i të infektuarve kaloi dy milionë. Me 71,359 vdekje, vendi renditet i pari në Evropë dhe i pesti në botë. /Telegrafi/