Ministria e Shëndetësisë informon se sot janë regjistruar edhe 18 raste të reja me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në 24 orët e kaluara, 18 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në vend. Sipas qyteteve: Shkupi (11), Prilep (4), Kumanovë (2), Tetovë (1).
Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 që nga ora 12:00 sot është 219 persona.
Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në: Shkup (134), Dibër (43), Kumanovë (17), Shtip (8), Prilep (6), Ohër (3), Velesi (3), Kavadari (2), Tetovë (2), Gostivar (1).