Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri.
Sipas saj, në 24 orët e fundit janë kryer 971 testime të dyshuara, prej të cilave 169 janë konfirmuar pozitivë, ndërsa katër qytetarë kanë humbur jetën.
Autoritetet bëjnë të ditur se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit:
55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.
Krahas rritjes së rasteve të reja një prirje e qëndrueshme vihet re edhe tek numri pacientëve të shëruarve. Ministria e Shëndetësisë thekson se 100 pacientë të prekur e kanë fituar me sukses betejën me agresivitetin e pandemisë së Covid-19.
Sipas të dhënave, thuhet se që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë kryer 95811 teste të dyshuara, nga të cilat rreth 15 mijë qytetarë kanë rezultuar të prekur. Në Shqipëri për shkak të Covid-19 kanë humbur jetën 411 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2717
Durrës 570
Shkodër 398
Lezhë 264
Korçë 268
Elbasan 221
Fier 237
Vlorë 191
Kukës 146
Berat 128
Dibër 78
Gjirokastër 55