Site icon Telegrafi

Edhe 166 të infektuar dhe dy të vdekur nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar dy viktima dhe janë shënuar edhe 166 raste të reja me COVD-19 në Kosovë, kurse55 persona janë shëruar.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 166 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinikë Infektive dhe 1 rast Spitali Pejë).

“Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste nga 86.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062”, njofton IKSHPK, përcjell Telegrafi.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 86 raste,

Gjilan 13 raste,

Fushë Kosovë 11 raste,

Podujevë 11 raste,

Prizren 10 raste,

Suharekë 8 raste,

Deçan 4 raste,

Drenas 4 raste,

Pejë 4 raste,

Vushtrri 3 raste,

Kamenicë 2 raste,

Obiliq 2 raste,

Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe,

Me nga një rast komunat: Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë. /Telegrafi/

Exit mobile version