Site icon Telegrafi

Edhe 11 të shëruar në Ferizaj

Ferizaj është komuna me rastin më të madh të të prekurve me coronavirus në Kosovë.

Kryetari Agim Aliu ka bërë të ditur se së fundi janë konfirmuar 11 raste të reja të të shëruarve në këtë komunë, dujke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.

“Edhe pak ditë presim shërimin edhe të dhjetëra ferizajasve të infektuar e deri atëherë qëndroni në shtëpi. Shërim të shpejt të gjithë të infektuarve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ndryshe, në Komunën e Ferizajt janë gjithsej 98 raste me COVID-19, prej tyre dy me përfundim fatal.

Exit mobile version