Telegrafi

Edhe 10 kanale të reja nga IPKO

Dhjetë kanale të reja televizive ndërkombëtare të lajmeve, argëtimit, muzikës dhe programeve për fëmije do t’i shtohen ofertës televizive të rrjetit kabllor televiziv të IPKO ( IPKO Cable TV) nga data 1 nëntor.

Shtimi i këtyre kanaleve pasuron ofertën kabllore të IPKO në 29 kanale televizive.

"Kanalet e reja që klientët e rrjetit kabllor të IPKO do të mund ti shikojnë nga 1 nëntori janë: BBC, CNN, Cartoon Network, MTV, Rai Uno, Rai Due, VH1, Fashion TV, Travel Channel dhe Rai News 24", thuhet ne komunikatën e kësaj kompanie./Telegrafi/