Telegrafi

15 për qind rritje e pagave në arsim me Projektligjin e ri, instituti EdGuard publikon analizën

Në kohën kur arsimi është në grevë për shkak të kërkesës për mbështetje prej 100 euro, Instituti EdGuard ka paraqitur një analizë të pagave sipas Projektligjit të ri të pagave.  

Në analizën nga EdGuard rezulton një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat në para universitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Lexo po ashtu Nagavci takon mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës: Projektligji për paga është në diskutim paraprak

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga SBASHK-u që çështja e pagave në arsim do të zgjidhet përmes Projektligjit për paga.

Krahasimin në paga për pozita të prezantuar nga EdGuard mund ta gjeni në infografikën e mëposhtme. /Telegrafi/

Pagat me rritje të kalkuluar sipas projekt ligjit për paga me koeficient 1-18, me vlerë të koeficientit prej 120 Euro. Pagat sipas ligjit paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese të kalkuluar me koeficient 1-10, me vlerë të koeficientit 239 Euro.