Ederson pritet të largohet nga Manchester City pas shtatë viteve qëndrim në Etihad Stadium.
Portieri brazilian është pranë transferimit në Arabinë Saudite ku ka ofertë të të lartë nga Al Nassr prej 500 mijë eurove në javë.
Te City janë pajtuar si duket me largimin e brazilianit dhe kanë menduar për ta zëvendësuar atë.
Sipas raportimeve në Spanjë, ‘i preferuari’ i Guardiolës për të ardhur për Ederson është Giorgi Mamardashvili i Valencias, i cili tërhoqi vëmendjen përmes paraqitjeve të tij për skuadrën e La Ligës sezonin e kaluar dhe me Gjeorgjinë në Kampionatin Evropian këtë verë.
Valencia para Kampionatit Evropian kërkonte 40 milionë euro për ta lejuar largimin e Mamardashvilit, derisa tani synojnë të fitojnë më shumë nga shitja e tij.
Vetë Mamardashvili do të ishte i kënaqur të luante nën drejtimin e Guardiolës në City pasi ai ka ambicie për të bërë një hap në karrierën e tij dhe beson se kjo verë është koha e përsosur për ta bërë këtë.
23-vjeçari ka marrë dy oferta nga Superliga e Arabisë, megjithatë ai ka refuzuar ato pasi dëshiron një skuadër të madhe evropiane për ta vazhduar karrierën. /Telegrafi/