Telegrafi

Ederi do të rinovojë për Interin

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 24: Eder Citadin Martins of FC Internazionale Milano celebrates the victory with his teammate Joao Mario at the end of the Serie A match between FC Internazionale and Genoa CFC at Stadio Giuseppe Meazza on September 24, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ederi raportohet se është afër rinovimit të kontratës me Interin.

Sulmuesi italian u bashkua me Interin në janar të vitit 2016 nga Sampdoria dhe ka shënuar 10 gola sezonin e kaluar.

Ishte thënë se Mancini dëshiron ta transferojë atë te Zeniti, por Tuttosport shkruan se ai është shumë afër një rinovimi.

Mendohet se bosi aktual, Luciano Spalletti ka shprehur gatishmërinë që ta mbajë sulmuesin, kështu që ai do të nënshkruaj marrëveshjen e re që vlen deri në vitin 2021.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Interi

Eder deri tash e ka luajtur rolin e zëvëndësuesit të super sulmuesit, Mauro Icardi dhe ka pasur minutash të kufizuar.

Interi gjenden në pozitën e dytë në Serie A me 29 pikë, dy pikë më pak se Napoli në vendin e parë.

Fitorja e fundit e Interit ishte ndaj Veronas në Marc’Antonio Bentegodi me rezultat 2-1. /Telegrafi/