Sulmuesi portugez, Eder është bërë hero në vendin e tij pas golit fantastik të shënuar në finale ndaj Francës.
Eder u inkuadrua në lojë në minutat e fundit të kohës së rregullt me të vetmin qëllim që ta ndihmojë Portugalinë në fazën ofensive.
Sulmuesi i skuadrës franceze Lille ka zbuluar një bisedë interesante që kishte me kapitenin e tij Cristiano Ronaldo.
“Para se të futesha në lojë Ronaldo më dha besimin e duhur duke më thënë se do ta shënoja golin e fitores. Kjo ishte diçka e madhe për mua”.
“Është fantastike të jesh kampionë i Evropës. E ndjeja se rasti im do të vije. Kam qenë i bindur se një moment si ky do të vinte”, deklaroi Eder i emocionuar.
“Ky trofe erdhi falë punës të madhe që ka bërë i gjithë ekipi. Jemi krenar me këtë sukses”, deklaroi sulmuesi shtatlartë. /Telegrafi/
https://business.facebook.com/sport.telegrafi/?business_id=1148975881785453