Interi ka kaluar në epërsi kundër Empolit në ndeshjen që po zhvillohet në Giuseppe Meazza.
Nerazzurrët ishin më të mirë në fillimin e ndeshjes dhe pas një rasti të Palacios erdhi goli i avantazhit.
Eder u gjend në kohën e duhur në vendin e duhur për ta shënuar golin (14’).
Në fakt, futbollisti që përfaqëson Italinë ishte para portës dhe e futi topin në rrjetë me gjoks. /Telegrafi/