Telegrafi

Eden Hazardit po i rritet paga mujore në 1.3 milion euro

Eden Hazard nuk do të largohet prej skuadrës së Chelseat, jo gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mesfushori i klubit anglez, Hazard ishte në radarin e klubit spanjoll të Real Madridit, por që edhe këtë sezon ka vendosur të mbetet në skuadrën e drejtuar prej Maurizio Sarrit.

Kjo besnikëri e treguar nga ana e reprezentuesit belg do të shpërblehet edhe me rritje rroge.

Eden Hazard (Getty Images)

Futbollisti sipas mediave britanike do të paguhet me rreth 340 mijë euro në javë, apo thënë ndryshe 1.36 milion euro në muaj.

Theksojmë se kontrata e 27-vjeçarit me ish-kampionin e Ligës Premier përfundon në verën e vitit 2020.

Lexo po ashtu Hazard ia mbyll derën Real Madridit: Nuk largohem këtë vit nga Chelsea

Londinezët janë në bisedime gjithashtu edhe me francezin N’Golo Kante, që gjithashtu ka pasur shumë kërkesa dhe po punohet për t’i rinovuar kontratën.

Ndryshe, Chelsea e ka filluar për mrekulli sezonën e re të ligës elitare angleze duke shënuar dy fitore në po aq ndeshje. /Telegrafi/