Eden Hazard po shkëlqen këtë sezon në Ligën Premier për dallim prej të kaluarit.
Me golin ndaj Arsenalit, sulmuesi i Chelseat është bërë futbollisti i parë i cili ka kompletuar 100 driblime këtë sezon në Ligën Premier, sipas statistikave të publikuara nga ‘EA Sports’
Gjithashtu është edhe lojtari i vetmi lojtar që ka kompletuar më së shumti përpjekjet për driblim, përkatësisht në 75 për qind të rasteve ka dal të jetë i suksesshëm, transmeton Telegrafi.
Mesfushori me tipare sulmuese 26-vjeçar gjatë ka mesataren më të mirë për driblime në çdo 10 minuta.
Ndryshe, Hazard këtë sezon ka pasur 23 paraqitje ku ka realizuar dhjetë gola gjersa Chelsea është lider i ligës elitare angleze me 59 pikë, përkatësisht ka nëntë më shumë se vendi i dytë Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/