Eden Hazard nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi. Edhe pse Carlo Ancelotti e aktivizon rrallë, belgu deklaroi në ‘Cadena Cope’ pasi fitoi titullin e Kupës së Mbretit se dëshiron të përmbushë kontratën e tij.
Gjatë festimeve, ai u pyet për sezonin e tij dhe pranoi se nuk është e lehtë: “Ka qenë një vit i vështirë, por është një vit me një ekip shumë të madh”.
Përveç kësaj, ish-anëtari i Chelseat u pyet për marrëdhënien e tij me Ancelottin: “Ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe me lojtarët gjithashtu”.
Pavarësisht se Hazard nuk është në planet e Ancelottit, ai nuk do të dorëzohet: “Dua të luaj, por e di që është shumë e vështirë. Më duhet të punoj dhe shpresoj të luaj më shumë”.
Ai ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Real Madridin dhe është një nga lojtarët që mund të largohet në verë.
Megjithatë, ai ishte kategorik kur u pyet nëse dëshiron të përmbushë vitin e kontratës së mbetur me Los Blancos: “Sigurisht”. /Telegrafi/