Telegrafi

Eden Hazard për të qëndruar te Chelsea, dëshiron ekip për trofe të Ligës Premier

LONDON, ENGLAND - MAY 09: Eden Hazard of Chelsea during the Premier League match between Chelsea and Huddersfield Town at Stamford Bridge on May 9, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Eden Hazard dëshiron tituj, megjithëse është i kënaqur me fitimin e trofeut të FA Cup, nuk beson se kanë arritur të përmbushin objektivat kryesore.

Ai e di se Real Madridi po e vëzhgon dhe se është një ekip që lufton gjithnjë për trofe, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Por nëse kërkesa e parë është fitimi i titujve, e dyta është e lidhur me sjelljen e lojtarëve të rinj në skuadrën e Chelseat.

Eden Hazard (Getty Images).

Belgu dëshiron që klubi të bëjë përpjekje për të angazhuar lojtarë që janë në gjendje të konkurrojnë me skuadrat si Manchester United dhe Manchester City.

Ai beson se The Blues duhet të përmirësohen dhe për këtë do të presë që Roman Abramovich të lëvizë në afatin kalimtar të verës.

“Shpresoj që lojtarët e rinj të vijnë në sezonin e ardhshëm. Unë dua lojtarë të mirë sepse dëshirojë të fitojë vitin e ardhshëm titullin e Ligës Premier “, shtoi mesfushori me tipare sulmuese.

Chelsea është i gatshëm ta paguan 300 mijë funte në javë për të rinovuar kontratën, e cila do të thotë 17.8 milionë euro në vit. Kujtojmë se lojtari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2020. /Telegrafi/