Mesfushori i Chelsat, Eden Hazard e ka kryer operimin me sukses.
Skuadra e tij Chelsea e ka konfirmuar se operimi është mbyllur me suksese dhe se lojtari do të mungojë tre muaj.
Ai u operua në nyjën e këmbës së djathtë.
Lojtari i ka falënderuar të gjithë që e kanë përkrahur deri më tani.
“Gjithçka shkoi mirë me operimin në nyje, dhe nga tani do të fillojë shërimin! Do të kthehem më i fortë. Faleminderit për mbështetjen!!”, ka shkruar Gazard.
Hazard ishte ndër më të mirët që Chelsea e fitoi titullin e kampionë në Ligën Premier. /Telegrafi/
Everything went well with my ankle operation, now I start the road to recovery! I will be stronger. Thank you for your support!! pic.twitter.com/aokirnytkW
— Eden Hazard (@hazardeden10) June 5, 2017