Telegrafi

Eden Hazard: Jam i lumtur kur luaj

Eden Hazard u kthye në aksion në fitoren 5-2 të Belgjikës ndaj Estonisë të enjten, duke dhënë një asistim.

Ai ka thënë se një lojtar ndihet gjithmonë i lumtur kur luan futboll.

Lëndimet kanë qenë një problem i madh për Hazardin që nga ardhja në Real Madrid në vitin 2019, dhe ka pasur shumë kritika ndaj tij.

“Nuk është e vërtetë që unë jam i pakënaqur në Real Madrid, ndihem shumë i lumtur dhe ju e dini që një lojtar është gjithmonë i lumtur kur luan”.

“Unë nuk kam luajtur shumë, as nuk kam shënuar, por kjo nuk ndikon në dashurinë që kam për klubin. Unë jam shumë i lumtur në qytetin e Madridit”.

“Situata është komplikuar nga COVID dhe lëndimet, por unë jam i lumtur”, ka thënë Hazard. /Telegrafi/