Site icon Telegrafi

Eden Hazard: Emërimi i Carlo Ancelottit lajm i mirë për mua, Zidane mbetet idhulli im

Eden Hazard ka folur fjalë të mira për trajnerin e sapo emëruar të Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Sulmuesi anësor belg kishte një marrëdhënie të mirë me ish-trajnerin Zinedine Zidane, i cili dha dorëheqjen më 27 maj.

“Të gjithë në Real Madrid e dinë se çfarë Ancelotti ka sjellë në klub”.

“Ai fitoi Ligën e Kampionëve me këtë grup dhe njeh shumë lojtarë. Ne e dimë që ai është një trajner me shumë përvojë”.

“Ai e njeh qytetin dhe tifozët. Unë mendoj se ne mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”.

“Unë nuk e njoh atë personalisht, por nga sa kam dëgjuar për të, ai është një person shumë i mirë që thjesht dëshiron të fitojë, dhe kjo është ajo që duam të gjithë”.

“Ne do të kemi mundësinë të punojmë së bashku. Është një lajm i mirë për mua”, ka thënë fillimisht Hazard për RTBF.

Në fund Hazard që ishte bashkuar me Chelsea një vit pasi Ancelotti u largua nga klubi londinez, nuk ka mundur pa e falënderuar trajneri i deritashmë Zinedine Zidanen.

“Ishte shumë mirë të isha pranë tij çdo ditë, kur ai ishte trajner i Real Madridit”.

“Të stërviteni nga idhulli që keni, nuk ka asgjë më të mirë”, deklaroi Hazard./Telegrafi/

Exit mobile version